Shkatërrohen armë të ISIS-it
Sulmet nga ajri në qytetin irakian të Hawijahs kanë shkatërruar plotësisht fabrikën për prodhimin e makinave bomba të grupit militant, “Shteti Islamik”, duke shkaktuar viktima të shumta dhe shkatërrim të madh material...

Shpërthimi nga kjo fabrikë është dëgjuar edhe në provincën Kirkuk, e cila është rreth 55 kilometra larg. Zyrtarët irakianë thonë se sulmi është bërë nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. “Ndërtesa në të cilin ndodheshin tanke, sasi e madhe e eksplozivit ishte fabrika më e madhe në Siri dhe Irak”- ka thënë një kolonel irakian. Mediat raportojnë se një numër i madh i militantëve të IS-it dhe civilë janë vrarë dhe plagosur.
Qyteti i Hawijahs është njëra prej zonave më strategjike të IS-it, pasi përmes saj kalojnë disa nga rrugët më të rëndësishme në Irak.
