Vazhdon kërkimi për të mbijetuarit në Kinë

04.06.2015 12:31

Të afërmit e rreth 400 personave të zhdukur nga fundosja e anijes në Lumin Yangtze të Kinës kanë protestuar pranë vendit të fatkeqësisë...

Dhjetëra njerëz kanë thyer kordonin e policisë në provincën Hubei, duke kërkuar më shumë informacione për të afërmit e zhdukur.

Mediat shtetërore raportojnë se 65 njerëz janë konfirmuar të vdekur, si pasojë e mbytjes së anijes “Ylli lindor”, të hënën në mbrëmje. Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të trupave, por asnjë person nuk është nxjerrë i gjallë qysh të martën.

Pasagjerët kanë qenë kryesisht turistë të moshuar. Kapiteni dhe kryeinxhinieri i anijes, të dy të mbijetuar, kanë thënë se anija është goditur nga cikloni.