Ekonomi

Forum biznesi Maqedono-Sllovak në Shkup

19.02.2026 09:54

Mbi 20 kompani sllovake dhe 40 kompani vendase nga sektorë të ndryshëm do të marrin pjesë në Forumin e sotëm të Biznesit Maqedono-Sllovak

Mbi 20 kompani sllovake dhe 40 kompani vendase nga sektorë të ndryshëm do të marrin pjesë në Forumin e sotëm të Biznesit Maqedono-Sllovak që do të mbahet në Shkup.
 
Forumin do ta hapin ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, si dhe ministri i Financave i Republikës së Sllovakisë, Ladislav Kamenický.
 
Pritet që forumi të nxisë përmirësimin dhe zhvillimin e iniciativave të reja për bashkëpunim më të madh ekonomik ndërmjet dy vendeve.