Maqedoni

Qarkullimi zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht në rrugë të thata

19.02.2026 10:20

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht në rrugë të thata, njofton LAMM....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht në rrugë të thata, njofton LAMM.
 
Nga 15.11.2025 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht gjendjes aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
 
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës së vendosur rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.