Botë

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Jon Suk-Jeol dënohet me burgim të përjetshëm

19.02.2026 11:35

Një gjykatë në Seoul ka dënuar ish-presidentin e Koresë së Jugut...

Një gjykatë në Seoul ka dënuar ish-presidentin e Koresë së Jugut, Jun Suk-Jeol, me burgim të përjetshëm, pasi e shpalli fajtor për organizimin e një rebelimi përmes vendosjes së përkohshme të ligjit ushtarak në vitin 2024.
 
Gjatë shpalljes së vendimit, gjyqtari Ji Kui-Uon tha se Jun mobilizoi forcat ushtarake dhe policore në një përpjekje të paligjshme për të pushtuar Asamblenë Kombëtare, për të arrestuar politikanë dhe për të konsoliduar pushtet të pakufizuar. Një prokuror special kishte kërkuar dënimin me vdekje, duke argumentuar se veprimet e tij përbënin një kërcënim serioz për demokracinë e vendit. Që nga korriku i kaluar, ai ndodhet në paraburgim dhe përballet me disa procese penale. Muajin e kaluar, Jon u dënua me pesë vjet burg për rezistencë ndaj arrestimit, fabrikim të shpalljes së gjendjes ushtarake dhe anashkalim të mbledhjes së plotë të kabinetit, e cila kërkohet me ligj përpara shpalljes së një mase të tillë.