Maqedoni
Filloi muaji i Ramazanit, BFI: Mundësi për reflektim e solidaritet
19.02.2026 11:53
Besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit...

Besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit, një periudhë e mbushur me reflektim shpirtëror, solidaritet dhe përkushtim ndaj vlerave më të larta njerëzore e fetare.
Ramazani, një nga pesë shtyllat e Islamit dhe muaji i nëntë i kalendarit islamik, është kohë agjërimi, lutjeje dhe bamirësie, si dhe muaji në të cilin zbriti Kurani, udhëzim dhe mëshirë për mbarë njerëzimin. BFI-ja ka përkujtuar se sasia e fitrave do të ndahet në katër kategori (600, 500, 400 dhe 300 denarë), duke rekomanduar që zekati dhe sadekatul fitri të jepen në fondin e mirëmbajtjes së Shkollave Fetare Islame – Medresenë “Isa Beu” dhe Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup.
