Luftime të ashpra në Ukrainë
19 ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve në lindje të vendit, në mes të forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, thonë zyrtarët...

Yuri Birjukov nga Presidenca e Ukrainës ka njoftuar se shumica e ushtarëve janë vrarë në luftimet afër qytetit të Marjinkas, në perëndim të Donjeckut. Kievi thotë se separatistët pro-rusë janë duke përdorur tanke dhe artileri, gjë që janë të ndaluara në marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Minsk, në muajin shkurt.
Ushtria ukrainase thotë se ofensiva e separatistëve i ka detyruar ata që të përdorin disa artileri, të cilat janë të ndaluara në marrëveshjen Minsk 2, si përpjekje për demilitarizimin e zonës. Separatistët kanë akuzuar forcat qeveritare për fillimin e këtyre luftimeve dhe thonë se 15 civilë dhe luftëtarë të tyre janë vrarë në këto bombardime.
