Maqedoni

Kryetari I RDK-së, Memedi, priti ambasadorin slloven Rakovec

04.06.2015 13:04

Ambasadori slloven Branko Rakovec, është pritur sot nga kryetari i RDK-së Vesel Memedi...

Memedi njoftoi ambasadorin slloven rreth qëndrimeve mjaft konstruktive të RDK-së gjatë kësaj periudhe të vështirë kohore për vendin, dhe ritheksoi qëndrimin e RDK-së se vazhdimi i krizës politike në vend do të shkaktoj dëm edhe më të madh në mungesën e sundimit të ligjit në vend që si pasojë do të sjell probleme të paimagjinueshme për vendin.
 
Në të njëjtën kohë, Memedi theksoi se kriza politike në vend nuk mund të zgjidhet nga aktorët e njëjtë që e sollën këtë krizë në radhë të parë, dhe për këtë arsye kërkohet dorëheqje e tërrësishme të kësaj qeverie, dhe formimi i një qeverie ekspertësh me ndërmjetësim direkt të faktorit ndërkombëtarë, sidomos atij amerikan.
 
Memedi theksoi se zgjidhja e krizës nuk bëhet nëpërmes zgjedhjeve të parakohëshme sepse ky vend është vend rekord për zgjedhje të parakohëshme, por dorëheqje të tërrësishme të kësaj qeverie me përgjegjësi konkrete për të gjithë aktorët që e sollën këtë situatë.
 
Ambasadori slloven Rakovec theksoi se Unioni Evropian seriozisht është i angazhuar për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe se gjith faktorët politik në vend duhet të japin kontributin e tyre për tejkalimin e krizës në vend.