Maqedoni
Vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu
20.02.2026 08:49
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu, në zonat më të larta reshje shiu dhe bore, ndërsa në male reshje bore. Reshjet do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugor.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të lëvizë nga -2 deri në 5°C, ndërsa ajo ditore nga 1 deri në 11°C.
