Maqedoni

Kallëzime penale për rastin “Marihuana”, hetimet vazhdojnë

20.02.2026 09:29

Nga MPB njoftuan se do të parashtrohet kallëzim penal kundër 10 personave...

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski njoftoi se ndaj 10 personave është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të dyshuar se lidhen me prodhimin e paligjshëm dhe shpërndarjen e drogës narkotike.
 
“Dy prej të dyshuarve tashmë ndodhen në paraburgim 48-orësh, ndërsa hetimi i drejtuar nga MPB-ja në koordinim me Prokurorinë lidhet edhe me drogën e gjetur në Serbinë fqinje, për të cilën ka indikacione se vjen nga kapacitetet prodhuese për të ashtuquajturin kanabis mjekësor në vendin tonë. Ministri njoftoi se kontrollet treguan se disa nga kompanitë operonin plotësisht ligjërisht dhe profesionalisht, por tek disa të tjera u gjetën shkelje serioze, për të cilat droga u sekuestrua.”, tha Toshkovski. 
 
Qeveria ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë dhe komisionin kompetent, në bashkëpunim me MPB-në dhe institucionet e tjera, të kryejnë kontrolle në të gjitha kapacitetet e licencuara prodhuese, me qëllim të përcaktimit të plotë të gjendjes faktike dhe sanksionimin e çdo shkeljeje ligjore.