Maqedoni
Ndalim për kamionë drejt Mavrovës dhe Strazhës për shkak të reshjeve të dendura të borës
20.02.2026 09:46
Nga ora 06:50 është vendosur ndalim për qarkullimin e mjeteve të rënda transportuese...

Nga ora 06:50 është vendosur ndalim për qarkullimin e mjeteve të rënda transportuese në akset Tetovë – Kodra e Diellit, Mavrovë – Dibër dhe Gostivar – Strazhë – Kërçovë, për shkak të reshjeve të dendura të borës.
Në ora 07:00, për shkak të një aksidenti trafiku, është vendosur ndalim për lëvizjen e mjeteve të rënda në rrugën magjistrale A2 Kërçovë – Gostivar, në drejtim të qafës malore “Strazhë” dhe anasjelltas.
Nga ora 07:20 në rrugën Shkup – Veles, para tunelit të parë, për shkak të një rrëshqitjeje dheu dhe gurësh, qarkullimi zhvillohet vetëm në një korsi.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në akset jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
