Maqedoni

Debatë për Propozim-ligjin për falje

20.02.2026 10:01

Sot në Fakulteti Juridik „Justiniani i Parë“ në Shkup do të mbahet debat shkencor-profesional lidhur me Propozim-ligjin për falje....

Sot në Fakulteti Juridik „Justiniani i Parë“ në Shkup do të mbahet debat shkencor-profesional lidhur me Propozim-ligjin për falje.
 
Organizatorët e debatit, Shoqata për të Drejtën Penale dhe Kriminologji të Maqedonisë (ZKPKM) dhe Fakulteti Juridik „Justiniani i Parë“ në Shkup, njoftuan se në debat do të mbajnë fjalë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Drejtësisë Igor Filkov, dekani i Fakultetit Juridik „Justiniani i Parë“ në Shkup Sasho Georgievski dhe kryetarja e ZKPKM-së Aleksandra Gruevska-Drakulevski.
 
Shoqata thekson se qëllimi i Propozim-ligjit për falje është të vendosë një procedurë të qartë, transparente dhe të kufizuar në kohë.
 
Një nga ndryshimet më të rëndësishme në Propozim-ligj është se Presidenti mund të japë falje vetëm për sanksionin, por jo edhe për ndjekjen penale të personave të përcaktuar me emër, përkatësisht hiqet abolicioni. Po ashtu, me rëndësi të veçantë janë zgjidhjet me të cilat është përpunuar në mënyrë të detajuar procedura për falje. Në këtë drejtim, parashikohen afate të shkurtra për secilin nga institucionet e përfshira në procedurën e faljes, thuhet në njoftim.
 
Nga debati shkencor-profesional pritet të dalin përfundime që do t’i dorëzohen Ministrisë së Drejtësisë me qëllim përmirësimin e tekstit të Propozim-ligjit.
 
Propozim-ligji për falje është publikuar në ENER më 30 dhjetor 2025.