Botë

Nuk ishte pjesë e takimit inaugurues të Bordit të Paqes, zbulohet arsyeja e mungesës së Bjellorusisë

20.02.2026 11:24

Bjellorusia nuk mori pjesë në takim inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington...

Bjellorusia nuk mori pjesë në takim inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington, për shkak se delegacionit të saj nuk iu dhanë vizat e nevojshme hyrëse në SHBA, njoftoi Ministria e Jashtme me një njoftim zyrtar.
 
Sipas autoriteteve bjelloruse, pavarësisht se ishin përmbushur të gjitha procedurat e kërkuara nga ana e tyre, vizat nuk iu dorëzuan delegacionit në kohë për të marrë pjesë në seancën e parë të organit të ri ndërkombëtar.
 
Presidenti Alexander Lukashenko ishte ftuar nga homologu i tij amerikan për t’u bashkuar si anëtar themelues i Bordit.
 
Ministria e Jashtme bjelloruse deklaroi në Telegram se kishte informuar në kohë palën amerikane se ministri i Jashtëm, Maksim Ryzhenkov, do të udhëtonte drejt Uashingtonit për të përfaqësuar vendin në mbledhjen e parë.
 
“Situata ngre natyrshëm pyetjen: për çfarë paqeje dhe për çfarë lloj bashkimi po flasim, nëse as formalitetet më bazike për pjesëmarrjen tonë nuk u përmbushën nga organizatorët?”, thuhet në reagimi.