Maqedoni
Projektligji i ri për falje, Davkova: Ligji aktual është jofunksional
20.02.2026 15:15
Ministria e Drejtësisë përgatiti një projektligj të ri për falje, për të parandaluar keqpërdorimet e ligjit aktual...

Me kërkesë të presidentes Gordana Siljanovska Davkova, Ministria e Drejtësisë përgatiti një projektligj të ri për falje, për të parandaluar keqpërdorimet e ligjit aktual, që sipas saj është jofunksional dhe i paqartë. Ligji i ri heq të drejtën e presidentit për abolicion të plotë dhe e lejon vetëm uljen e dënimit për personat e dënuar me vendim të formës së prerë. Davkova thekson se Ministria e Drejtësisë duhet të vazhdojë të japë vlerësimin se kush mund të përfitojë falje. Ajo gjithashtu kërkoi që gjyqtarët, avokatët dhe prokurorët të mos përfshihen në Komisionin për Falje, për të shmangur konfliktet e interesit.
“Rreth përbërjes së Komisionit: në komision kanë marrë pjesë rregullisht gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë. Unë, duke biseduar me kolegët, kam theksuar se, pavarësisht njohurive dhe përvojës së tyre, kam rezervë për përfshirjen e tyre, pasi mund të lindë konflikt interesi, qoftë direkt apo indirekt. Për këtë arsye, nuk do të dëshiroja që këto persona të jenë pjesë e komisionit.”, - deklaroi presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Juristët: Ligji i ri do të rrisë transparencën
Kryetarja e Shoqatës për të Drejtën Penale dhe Kriminologjinë e Maqedonisë së Veriut, Aleksandra Gruevska Drakulevski tha se juristët pjesëmarrës në grupin e punës vlerësojnë se ligji i ri do të përshpejtojë procedurën dhe do të bëjë më transparente kush mund të përfitojë falje.
“Falja prek vendimin gjyqësor, prandaj duhet të përdoret sa më restriktivisht, por ka raste kur ajo shërben si një korrigjim i drejtësisë. Ligji i ri parashikon dispozita që minimizojnë mundësitë për keqpërdorim. Falja prek vendimin gjyqësor, prandaj duhet të përdoret sa më restriktivisht. Megjithatë, në disa raste ajo vepron si korrigjim i drejtësisë. Ligji i ri përfshin dispozita që e minimizojnë rrezikun e keqpërdorimeve.”, - theksoi kryetari i ShDPKM-së, Aleksandra Gruevska Drakulevski.
Në debatin e parë mbi projektligjin u dakordësua që falja duhet të mbetet e mundur për kategori të caktuara të të dënuarve dhe të përfshijë faktorin human. Personat me dënim të përjetshëm mund të lirohen për arsye mjekësore, për të kaluar ditët e fundit të jetës në kushte njerëzore në shtëpi. Po ashtu, duhet të përcaktohet kush mund të përfitojë falje për dënime më të shkurtra, duke marrë parasysh kushtet në burgjet tona.
ARMEND MURSELI
