Maqedoni

Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare, Sali: Gjuha amtare, themel i identitetit

20.02.2026 15:43

Gjuha amtare është themel i identitetit, trashëgimisë kulturore dhe kohezionit shoqëror...

Gjuha amtare është themel i identitetit, trashëgimisë kulturore dhe kohezionit shoqëror, ndërsa respektimi dhe zbatimi i saj në jetën institucionale dhe publike përbën një të drejtë themelore dhe standard demokratik. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, të organizuar nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve.
 
Drejtori i kësaj agjencie, Granit Osmani, tha se e drejta për ta zhvilluar gjuhën amtare është e panegociueshme.