Maqedoni
Dibër, digjet konvikti i nxënësve, një i lënduar
04.06.2015 14:58
Sot, në orët e mëngjesit, aty rreth orës 5, në katin e dytë mori flakë konvikti i nxënësve të Dibrës...

Sot, në orët e mëngjesit, aty rreth orës 5, në katin e dytë mori flakë konvikti i nxënësve të Dibrës, nga ku rezulton pak i dëmtuar një banor, nga zjarri është shkrumbuar i gjithë konvikti, dëmi material është i madh.
Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve, Xhetan Miftarovski, tha se “fillimisht nxorëm jashtë personin e mbetur brenga nga zjarri, i cili ka marrë lëndime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pastaj lokalizuam zjarrin për të shpëtuar objektet përreth konviktit".
Konvikti i gjimnazit, i ndërtuar në vitin 1968-69, një kohë të gjatë ka shërbyer për nxënësit e gjimnazit të Dibrës, që vinin nga qytetet që nuk kishin gjimnaz në gjuhën shqipe, si nga Struga, Ohri, Resnja, Manastiri, Prilepi e Velesi.
Në barakën trekatëshe, viteve të fundit jetonin tre familje rome.
Organet e drejtësisë për këtë rast janë në hulumtimin e shkakut të kaplimit të zjarrit.
ATLI DEMA
