Botë
Jerusalem, palestinezët falën xhumanë në xhaminë “Al Aksa”
20.02.2026 16:39
Dhjetëra mijëra palestinezë falën xhumanë e parë të Ramazanit...
Dhjetëra mijëra palestinezë falën xhumanë e parë të Ramazanit në xhaminë “Al Aksa” në Kudsin Lindor. Ata shkuan në xhami duke kaluar nëpër pikat e kontrollit nën kufizimet izraelite.
Policia izraelite njoftoi se kishte vendosur më shumë se 3.000 oficerë policie rreth Qytetit të Vjetër në Kudsin Lindor të pushtuar, ku ndodhet xhamia “Al Aksa”.
Barrikada u ngritën gjithashtu në Qytetin e Vjetër, duke mbyllur disa rrugë. Helikopterët e policisë izraelite fluturuan vazhdimisht mbi zonë që nga orët e mëngjesit. Administrata e Tel Avivit, ashtu si në vitet e fundit, ka vendosur kufizime në udhëtimin nga Bregu Perëndimor i pushtuar në Kuds për namazin e xhumasë.
Numri i palestinezëve të lejuar të hyjnë në Kuds nga Bregu Perëndimor është i kufizuar në 10 mijë, me vetëm burra mbi 55-vjeç, gra mbi 50-vjeç dhe fëmijë nën 12-vjeç të shoqëruar nga anëtarë të ngushtë të familjes të lejuar të kalojnë, me kusht që të kenë leje paraprake.
