Maqedoni

Thaçi: PDSH vazhon me politikat konstruktive

04.06.2015 15:32

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë delegacionin e lartë të MPJ të Francës kryesuar nga Eric Fournier...

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë delegacionin e lartë të MPJ të Francës kryesuar nga Eric Fournier, Drejtor për Evropën Kontinentale në MPJ të Francës dhe Laurence Auer, Ambasadore e Francës në vend. 
 
Më pas Thaçi është takuar edhe me  Ambasadorin e Bullgarisë, Ivan Petkov si dhe Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Branko Rakovec.
 
Në këto takime të ndara u diskutua për situatën aktuale politike, për ngjarjet e fundit si dhe për proceset e daljes nga kriza aktuale në vend.
 
Thaçi i njoftoi diplomatët e huaj me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe proceseve që zhvillohen për daljen nga kriza aktuale, si dhe për ofertën e PDSH-së që do të zgjidhnin problemet e brendshme dhe do të përshpejtonin integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.
 
Thaçi siguroi diplomatët se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë me politikat konstruktive dhe të përgjegjshme, për të dhënë kontributin e saj maksimal në këto procese.