Lëvizja “Besa”: Zaev t’i publikojë dëshmitë për rastet e montuara

04.06.2015 15:39

Lëvizja “Besa” me 13 qershor organizon marsh protestues në Shkup. Këshilli qendror i kësaj lëvizje informoi se përmes protestës së paralajmëruar do të kërkojnë dorëheqjen e plotë të qeverisë aktuale...

“Besa” njëherit kërkon përgjegjësi edhe prej liderit të opozitës, Zoran Zaev, që t’i publikojë të gjitha “bombat” që kanë të bëjnë me rastin “Monstra”, si dhe rastet e tjera të montuara.

“Do të kërkojmë që z. Zaev t’i publikojë të gjitha materialet që kanë të bëjnë me të vërtetat shqiptare, e veçmas ato që kanë të bëjnë me rastet e montuara, “Monstra” ndryshe, do të kërkojmë pjesëmarrës në fshehjen e krimeve”- deklaroi kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami.

Lëvizja “Besa” nëpërmjet mediave u bëri thirrje edhe RDK-së dhe Lëvizjes për Reforma në PDSh të bashkëngjiten në formimin e këshillit për organizimin e marshit protestues. (Rexhep Qamili, TVM2)