Xhemail Dauti: Punëtorët me pagë minimale nuk migrojnë, largohen ata me paga më të larta
Afaristi Xhemail Dauti deklaroi se rritja e pagës minimale...

Afaristi Xhemail Dauti deklaroi se rritja e pagës minimale nuk lidhet me rritjen e migrimit të fuqisë punëtore, pasi sipas tij, punëtorët që marrin pagë minimale nuk kanë mundësi financiare për të emigruar.
Dauti, duke folur në emisionin Biznes Plus, theksoi se kjo kategori përfaqëson shtresën më të ndjeshme ekonomike, e cila përballet me sigurimin e ekzistencës elementare dhe nuk posedon mjete financiare për të përballuar kostot që kërkon largimi jashtë vendit.
Sipas tij, struktura e fuqisë punëtore që migron në kërkim të pagave më të mira përbëhet kryesisht nga punëtorë që tashmë kanë paga më të larta dhe kualifikime më të mira profesionale.
Ai shtoi se pikërisht kjo situatë i detyron edhe bizneset vendore të rrisin pagat dhe kushtet e punës, në mënyrë që të ruajnë punëtorët dhe të mos përballen me mungesë të fuqisë punëtore në tregun vendas.
