Durim Zeqiri: Paga minimale neto 500 euro dhe kontribute fikse 32% do të krijonin sistem më të drejtë ekonomike
Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Durim Zeqiri...

Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Durim Zeqiri, ka propozuar vendosjen e një page minimale neto prej 500 eurosh, të shoqëruar me një normë fikse prej 32 për qind të kontributeve, të cilat sipas tij duhet të jenë proporcionale dhe jo progresive.
Sipas Zeqirit, aplikimi i së njëjtës përqindje të kontributeve në çdo nivel page do të krijonte barazi më të madhe në sistemin e pagesave dhe do të siguronte reflektim më të qëndrueshëm financiar në sektorë kyç si shëndetësia, arsimi dhe shërbimet publike.
Ai thekson se aktualisht qytetarët, edhe kur paguajnë paga dhe kontribute më të larta, vazhdojnë të përballen me shërbime publike me cilësi të ulët.
Për këtë arsye, sipas tij, po rritet vetëdija financiare e qytetarëve, të cilët gjithnjë e më shumë po orientohen drejt shërbimeve private, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë.
Zeqiri vlerëson se një model proporcional i kontributeve do të rriste transparencën fiskale dhe besimin e qytetarëve në sistem, duke krijuar një lidhje më të qartë mes pagesave që bëhen dhe shërbimeve që merren nga institucionet publike.
