U deshën 14 vite ndërtim, vendoset pjesa e fundit në “Sagrada Familia”
Një moment historik për Barcelonën...

Një moment historik për Barcelonën dhe botën e arkitekturës. Pas 144 vjet ndërtim, vendoset pjesa e fundit e kullës qendrore të kishës, Sagrada Familia.
Me një lartësi përfundimtare prej 172.5 metrash, kisha tani bëhet ndërtesa më e lartë në Barcelonë dhe kisha më e lartë në botë. Arkitekti kryesor i projektit, Jordi Faulí, e përshkroi ditën si “plot gëzim” për të gjithë ata që punuan për dekada për të përfunduar kullën.
Jordi Fauli është arkitekti i shtatë kryesor i Sagrada Familia që kur Antoni Gaudí filloi ndërtimin e bazilikës në vitin 1883.
Sagrada Familia, për dekada, funksionoi si një kantier i hapur ndërtimi, me zejtarë që punonin së bashku me miliona vizitorë që në thelb financuan ndërtimin e tij. Në 15 vitet e fundit, me përfundimin e brendshëm, kisha është bërë plotësisht funksionale. Brendësia e saj impresionon me format gjeometrike të Gaudít, kolonat që kujtojnë trungjet e pemëve dhe dritën e shpërndarë nga dritaret me xham shumëngjyrësh.
