Maqedoni

Fondi Pensional Invalidor me projekte të reja, kontrolli i stazhit në mënyrë elektronike

04.06.2015 15:51

Të gjithë qytetarët e Maqedonisë, prej sot do të munden në mënyrë elektronike të bëjnë kontrollimin e të dhënave për stazhin e punës...

Qytetarët së pari duhet të drejtohen deri tek ekspoziturat e Fondit Pensional Invalidor për të siguruar emrin përdorues dhe fjalëkalimin. 
 
“Ky shërbim i referohet të gjithë siguruesve të cilët kanë të dhëna në Fondin Pensional Invalidor të Maqedonisë për rrogat e tyre, për pagat e tyre, kompensimet e pagave, gjithësisht bazat e sigurimit. Këtë shërbim mund ta sigurojnë të gjithë siguruesit, në një mënyrë duhet të drejtohen deri tek sportelet e fondit që të marrin emrin përdorues dhe fjalëshkrimin”- deklaroi drejtori i Fondit Pensional Invalidor, Amet Dauti. 
 
Kjo do t’u mundësojë qytetarëve më lehtë të vijnë deri te këto informacione dhe të reagojnë në kohë në rast lëshimesh, thekson ministri i Punës dhe Politikes Sociale, Dime Spasov.
 
“Krah këtij projekti, për informimin e qytetarëve gjithashtu është duke u realizuar edhe një projekt tjetër, ku 2 herë në vit, njëherë me 15 shkurt dhe njëherë me 15 korrik, nga Fondi Pensional Invalidor dërgohen të dhënat deri tek punëdhënësi, ku pastaj kanë për detyrë t’i shpërndajnë deri tek të punësuarit e tyre. Të vetëpunësuarit dhe bujqit do të jenë të informuar për të dhënat e tyre me shkrim”- tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
             
Po ashtu fondi vazhdon me projektin “Ditët e hapura”, ku i informon qytetarët për stazhin e tyre. Ky projekt deri më tani është realizuar në 16 komuna. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ