Maqedoni
Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata
23.02.2026 09:24
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata, njofton LAMM.
Nga 15.11.2025 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht gjendjes aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
