Maqedoni
Më ftohtë këtë mëngjes në Berovë dhe në Kodrën e Diellit
23.02.2026 09:46
Këtë mëngjes temperatura nën zero janë regjistruar në vend....

Këtë mëngjes temperatura nën zero janë regjistruar në vend. Më ftohtë ishte në Berovë dhe në Kodrën e Diellit me –5 gradë të matura. Temperaturë prej –4 gradë është regjistruar në Manastir, Mavrovë, Demir Kapi, Krushevë, Kriva Pallankë dhe në Shkup – Petrovec, ndërsa –3 gradë janë matur në Strumicë, Pretor, Shtip dhe Prilep.
Në Veles, Ohër, Tetovë dhe Vinicë temperatura minimale ishte –2 gradë, në Shkup – Zajçev Rid, Pozharanë dhe Topolçanë –1 gradë, ndërsa temperatura më e lartë e mëngjesit prej 0 gradë është matur në Gjurishtë dhe Gjevgjeli.
