Ndryshime në Ligjin e Sigurimit Shëndetësor, ndërpritet ndjekja penale e 20.000 qytetarëve

04.06.2015 16:32

Me këto ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Sigurim Shëndetësor zgjidhet problemi i rreth 20 mijë qytetarëve...

Qeveria propozon ndryshime në Ligjin e Sigurimit Shëndetësor, me të cilin bëhet lirimi nga shkelja penale e personave për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë bërë vepër penale sipas nenit 380 të Kodit Penal, përdorim të dokumentacionit me përmbajtje jo të vërtetë, përkatësisht të personave të cilët në procedurën për paraqitje në sigurimin shëndetësor para Fondit për Sigurim Shëndetësor kanë dorëzuar deklaratë me përmbajtje të pavërtetë për të ardhurat e realizuara në vitin paraprak, sipas dispozitave për kontributet e sigurimit të obliguar...

Me këto ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Sigurim Shëndetësor zgjidhet problemi i rreth 20 mijë  qytetarëve.

“Kjo është një masë e mirë dhe lajm i mirë për këtë kategori të qytetarëve, sepse me këtë parashihet të lirohen nga ndjekja penale, të ndërpriten procedurat aktive dhe të shlyhen pasojat juridik për personat për të cilët ka përfunduar procedura gjyqësore”- deklaroi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Stefanovski.

Nga rreth 20 mijë qytetarë, të cilët përfitojnë nga ky vendim, ndaj 12 mijë prej tyre veç më kanë filluar procedurat dhe për mbi 8 mijë qytetarë të tjerë pritej fillimi i procedurës juridike për ndjekjen e tyre. Propozim-¬ligji tanimë është dërguar në kuvend dhe, sipas drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor, ai pritet së shpejti të marrë edhe mbështetjen e deputetëve. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)