Maqedoni

Debat publik në UKIM për Propozim-ligjin për arsimin e lartë

23.02.2026 11:17

Në Universiteti „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup, pasdite do të mbahet debat publik për Propozim-ligjin për arsimin e lartë...

Në Universiteti „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup, pasdite do të mbahet debat publik për Propozim-ligjin për arsimin e lartë, i treti nga gjashtë debatet e paralajmëruara në universitetet publike, në prani të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
 
Javën e kaluar debate publike u mbajtën në Universiteti „Nënë Tereza“ në Shkup dhe në Universiteti „Shën Klimenti i Ohrit“ në Manastir, ku mori pjesë edhe stafi mësimor-shkencor nga Universiteti „Shën Apostol Pavle“ në Ohër.
 
Ministrja Janevska të premten njoftoi se të gjitha propozimet konstruktive do të pranohen, ndërsa gabimet teknike në ligj do të korrigjohen.