Maqedoni

VLEN: A do t’i japë Grubi goditjen fatale BDI-së?!

23.02.2026 11:48

Koalicioni VLEN ka reaguar menjëherë pas arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.

Koalicioni VLEN ka reaguar menjëherë pas arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit të parë nga Qeveria LSDM – BDI, Artan Grubi, duke theksuar se veprimet ligjore duhet të jenë transparente dhe të drejta për të gjithë. 
 
Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar. Artan Grubi është pjesëmarrës dhe ekzekutor i të gjitha marrëveshjeve të errëta të BDI-së. Prandaj, BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi. Pasi BDI humbi në mënyrë katastrofike në zgjedhjet lokale dhe të gjitha premtimet e rreme të Ahmetit për zgjedhje të parakohshme dhe hyrje të supozuar në qeveri dështuan, Artani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me mëkatet e veta. Por, cilin do ta ngrehë me vete, mbetet për t’u parë, thuhet në komunikatën e Koalicionit VLEN.