Botë

Rivarrimi I Isa Boletinit, Kosova mbulohet me flamuj

04.06.2015 16:46

Me rastin e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini më 10 qershor të gjitha qytetet e Kosovës do të dekorohen me flamuj kombëtarë dhe ata shtetëror...

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, gjatë mbledhjes së sotme të ekzekutivit ka shpjeguar në detaje se si do të bëhet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini në Boletin të Zveçanit duke thënë se pjesa kryesore e saj do të bëhet në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës.
 
Sipas Demollit, më 10 qershor të gjitha qytetet e Kosovës do të dekorohen me flamuj kombëtar dhe ata shtetëror.
 
Ministri i FSK-së ka bërë me dije se për sigurinë e ceremonisë do të përkujdeset policia e Kosovës dhe KFOR-i.