Zelenski: Putini tashmë e ka nisur Luftën e Tretë Botërore
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski...

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka deklaruar se lideri rus Vladimir Putin “tashmë e ka nisur Luftën e Tretë Botërore” dhe se e vetmja përgjigje ndaj kësaj është presioni i fortë ushtarak dhe ekonomik mbi Moskën.
Në një intervistë për BBC, dhënë në Kiev në prag të katërvjetorit të fillimit të pushtimit rus, Zelenski tha se beson që konflikti ka pasoja më të gjera globale.
“Besoj se Putini tashmë e ka nisur. Pyetja është sa territore do të mund të pushtojë dhe si ta ndalim.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Zelenski hodhi poshtë çdo dorëzim territorial si çmim për paqen dhe paralajmëroi se ambiciet e Putinit nuk do të ndalen në kufijtë e Ukrainës. Kërkoi me ngulm kyçje të komunitetit ndërkombëtar.
“Kërkohet më tepër aktivitet dhe kyçje të më shumë komuniteteve, edhe të liderëve lokal dhe i institucioneve qeveritare që të ndalet aftësia e Rusisë për të organizuar sulme terroriste në Ukrainë. Kemi informacione se Rusia përgatitet për të kryer aksione të tilla, gjegjësisht sulme ndaj ukrainasve, patjetër e kemi që ta forcojmë mbrojtjen e popullit tonë.”, - theksoi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Gjithashtu, në intervistë, Zelenski, i cili i përfundoi mandatin e tij të parë, la të hapur pyetjen nëse do të kandidojë përsëri për president në zgjedhjet e ardhshme. (Armend Murseli, TVM2)
