Shqipëri, rrëshqitje e dheut në Librazhd
Vijojnë rrëshqitjet e dheut në Librazhd...

Vijojnë rrëshqitjet e dheut në Librazhd, duke shkaktuar dëmtime të mëtejshme të aksit Librazhd-Pogradec dhe duke lënë e gjithë Juglindjen të paralizuar. Ura në këtë aks ka degraduar më shumë, dhe është bërë përfundimisht e papërdorshme.
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, deklaroi sot se planet për t’i dhënë një zgjidhje të përkohshme trafikut pas shembjes së aksit kanë dështuar.
Shkak janë bërë shembjet në atë aks, që do të shërbente si By Pass.
Për drejtuesit e mjeteve, ARRSh thotë se duhet të përdorin rrugët Maliq - Lozhan - Strelc - Gramsh - Elbasan dhe Qafthanë - Pogradec - Korçë - Leskovik - Përmet - Tepelenë. Ndërkaq, drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë duhet të përdorin rrugët në pikën doganore Qafë Thanë - Maqedoni dhe pikë doganore të Bllatës - Rruga e Arbërit.
Kryeministri Edi Rama shkoi sot në Korçë me helikopter dhe akuzave të opozitës se kjo ndodh nga rruga e bllokuar, iu përgjigj se ky fluturim me investitorë të huaj ishte planifikuar kohë më parë. (Luljeta Ndoka, TVM2)
