Maqedoni

Ndryshimet në Ligjin e arsimit të lartë, Janevska vazhdon debatin publik në universitete

23.02.2026 15:48

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës ka vazhduar debatin publik me Universitetet Shtetërore...

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës ka vazhduar debatin publik me Universitetet Shtetërore, lidhur me propozim-ligjin për arsimin e lartë. Ministrja Janevska qëndroi në Universitetin Shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi”, ku biseduan për ligjin në fjalë. Theks të veçantë në këtë diskutim kanë marrë kushtet për avancim në tituj, por edhe aspekti i autonomisë në universitetet. Sipas dekanes së Universitetit të Filozofisë, vërejtjet më së shumti kanë të bëjnë për autonominë e universiteteve.
 
"Roli i arsimit të lartë është të krijojë të mirë publike, të krijojë inteligjencë që do ta zhvillojë më tej shtetin. Të krijojë individë profesionistë, kompetentë, por edhe empatikë dhe moralë që do të sigurojnë prosperitet shoqëror në të ardhmen. Nga ana tjetër, shteti financon institucionet e arsimit të lartë dhe për këtë arsye, duhet të kërkojë llogaridhënie për shpenzimin e fondeve dhe përgjegjësi për rezultatet e arritura.", - deklaroi ministri i MASh-it, Vesna Janevska.
 
“Në mënyrë gjenerale nga ligji presim një autonomi më të madhe për universitetet dhe kjo është prioriteti ynë kryesor dhe presim që disa predispozita të ligjit të inkorporohen më kërkesat e botës akademike. Kur flas për autonominë, flas për nivelet të cilat drejtojnë universitetin, roli i senatit, roli i avancimit të profesorëve.”, - theksoi rektorja në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Biljana Angelova. 
 
“Ne si fakultet i arteve dramatike e formuam një grup punues, i cili grup pati për detyrë për t’u marrë më këtë propozim-ligj dhe me këtë grup punues dolëm me një dokument voluminoz, ku janë të shkruara të gjitha ato vërejtje, të cilat i kemi ndaj këtij propozim-ligji, se më të vërtet nuk janë pak, e nëse duhet të veçoj diçka, do ta kisha veçuar autonominë e universiteteve.”, - u shpreh dekani i Fakultetit të Arteve Dramatike, Besfort Idrizi. 
 
“Një pjesë të madhe të veprimtarisë sime ia kam kushtuar problemeve në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Në Ligjin e ri për arsim të lartë kam një vërejtje thelbësore, ku përqendrohet tek kualiteti i arsimit të lartë, dhe këtu kemi vërejtur shumë paqartësi. Sipas mendimit tim, vlerën e arsimit të lartë duhet ta bëjmë në atë moment kur do ta vlerësojmë aftësinë e studentit të diplomuar, ta punojnë atë punë për të cilën kanë diplomuar.”, - deklaroi profesori universitar, Ilija Acevski. 
 
Pjesëmarrësit në debat theksuan se kualiteti i arsimit të lartë duhet të rritet, cilësia e arsimit të lartë, sipas tyre, ka rënë në mënyrë drastike. 
 
FITIM KRYEZIU