Sistemi “Qyteti i sigurt”, MPB: Brenda javës u regjistruan 4910 shkelje

23.02.2026 16:19

Në periudhën prej 16 deri më 22 shkurt...

Në periudhën prej 16 deri më 22 shkurt, sistemi “Qyteti i Sigurt” regjistroi gjithsej 4 mijë e 910 shkelje në qytetet dhe korridoret ku zbatohet ky sistem.

Sipas MPB-së, shumica prej tyre, apo 4.691 raste ishin për shpejtësi të madhe, 16 raste për kalim në semafor me dritë të kuqe dhe 203 raste për automjete me leje të skaduar.

Gjithashtu, u shqiptuan 117 masa “ndalim për drejtim të automjetit”, kryesisht për shpejtësi të madhe.

“Nga numri total i shkeljeve të regjistruara, shumica janë për drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe sa e lejuara – 4.691 raste. Pastaj për kalim në semafor me dritë të kuqe janë regjistruar 16 shkelje, që paraqet një ulje prej 51.5%, krahasuar me javën e kaluar kur ishin regjistruar 33 shkelje, ndërsa në javën e parë të muajit ishin regjistruar deri në 163 shkelje për kalim në semafor me dritë të kuqe. Për drejtim të automjetit me regjistrim të skaduar nga afati janë konstatuar 203 shkelje. Gjithashtu, janë shqiptuar gjithsej 117 masa ‘ndalim për drejtim të automjetit’, numri i të cilave shënon një ulje prej 20.9% krahasuar me javën e kaluar, ndërsa në javën e parë të muajit ishin regjistruar 288 masa “ndalim për drejtim të automjetit”. Nga 117 masat e shqiptuara javën e kaluar, 16 ishin për ‘kalim në semafor me dritë të kuqe’, ndërsa 101 për ‘shpejtësi të madhe’, prej të cilave 75 për shpejtësi mbi 80 km/h në zonë të banuar, 19 për shpejtësi mbi 10 km/h dhe 7 për shpejtësi mbi 170 km/h në zonë të pabanueshme”, thonë nga MPB.