Gjykata Penale: Arrest shtëpiak për ish-zëvendëskryeministrin Grubi
Zyra e Prokurorit Publik ka propozuar që Grubid t’i nënshtrohet masës së arrestit shtëpiak...

Zyra e Prokurorit Publik në Maqedoninë e Veriut ka propozuar në që ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi t’i nënshtrohet masës së arrestit shtëpiak. Prokuroria e ka arsyetuar kërkesën për arrest shtëpiak, duke thënë se shumica e të dhënave tashmë janë të siguruara, për faktin që Grubi është dorëzuar vullnetarisht para agjencive shtetërore për zbatim të ligjit, si dhe ka sinjale që “siguria e tij personale nuk mund të garantohet në njësinë e paraburgimit.
”Me kërkesë të të dyshuarit të dytë përmes mbrojtjes së tij, ai u soll sot para prokurorit kompetent. Për shkak të sasisë së madhe të materialit dëshmues, shqyrtimi do të vazhdojë në ditët në vijim, pas së cilës i dyshuari i dytë do të jetë në gjendje të paraqesë mbrojtjen e tij. Lidhur me masat për të siguruar praninë e të dyshuarit të dytë në rrjedhën e mëtejshme të procedurës, Prokuroria Themelore Publike Shkup propozoi zëvendësimin e masës së paraburgimit me masë arrest shtëpiak dhe konfiskimin e dokumentit të tij të udhëtimit, duke marrë parasysh faktin se pjesa më e madhe e provave është siguruar gjatë procedurës, dhe se ai është paraqitur vullnetarisht te autoritetet e zbatimit të ligjit, si dhe se ka indikacione se siguria e tij personale nuk mund të garantohet në njësinë e paraburgimit, të cilat indikacione mbështeten nga njoftimet nga autoritetet kompetente. Treguesit e sigurisë së rrezikuar i referohen edhe anëtarëve të familjes së tij” - thuhet ne njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup.
Para se të nxirrej para një gjyqtari për procedurë paraprake, Grubi u mor në pyetje për gati gjashtë orë në Prokurorinë e Shkupit. Pas 14 muajsh në arrati, ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi u arrestua në pikën kufitare të Bllacës. Ai dyshohet për përvetësim në shërbim, përkatësisht përvetësim prej 8 milionë eurosh nga Lotaria Shtetërore e Maqedonisë. Hetimi për Grubin u hap në vitin 2024. Ai dyshohet se ka dhënë leje në një seancë qeveritare, në cilësinë e tij si zëvendëskryeministër, për të blerë 2.000 makina lojërash fati, të cilat nuk u përdorën kurrë.
