Maqedoni
Parashikimi i motit
24.02.2026 08:44
Vranësira të ndryshueshme me periudha me diell...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë kushte për reshje të herëpashershme lokale shiu. Paradite do të jetë qetë, ndërsa pasdite do të fryjë erë e dobët deri mesatare – në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor, ndërsa në pjesët lindore dhe përgjatë Luginës së Vardarit erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale do të lëvizë nga minus tre deri në tre gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 11 deri në 17 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
