Maqedoni
Bekim Sali në vizitë zyrtare pune në Kiev, Ukrainë
24.02.2026 09:30
Sali sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare pune në Kiev, Ukraina....

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare pune në Kiev, Ukraina.
Në kuadër të vizitës, ministri Sali do të marrë pjesë në një ceremoni të përbashkët përkujtimore në nder të mbrojtësve të rënë të Ukrainës dhe do të zhvillojë disa takime me përfaqësues të lartë të institucioneve ukrainase, përgjegjës për integrimin evropian dhe euroatlantik.
Nga Ministria për Çështje Evropiane njoftojnë se vizita ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit dypalësh, shkëmbimin e përvojave në procesin e integrimit evropian dhe shprehjen e mbështetjes për Ukrainën.
