Maqedoni
Më ftohtë këtë mëngjes në Berovë, më së shumti borë në Kodrën e Diellit
24.02.2026 09:49
Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Berovë, ku janë matur –3 gradë.

Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Berovë, ku janë matur –3 gradë. Në Shkup – Petrovec temperatura minimale ishte –2 gradë, ndërsa –1 gradë është regjistruar në Kriva Pallankë, Tetovë, Manastir, Demir Kapi dhe Strumicë.
Temperaturë prej 0 gradë është matur në Ohër, Pretor, Prilep, Shtip, Veles, Kavadar, Gjevgjeli dhe në Kodrën e Diellit. Në Shkup – Zajçev Rid është matur 1 gradë, në Mavrovë (Hanet e Mavrovës) 2 gradë, ndërsa më ngrohtë këtë mëngjes ka qenë në Krushevë dhe Vinicë me 3 gradë.
Në Kodrën e Diellit trashësia e shtresës së borës arrin 91 centimetra.
