Botë
4 vite nga nisja e luftës në Ukrainë, rreth 1.8 milionë njerëz humbën jetën
24.02.2026 10:30
Lufta në Ukrainë, e nisur me pushtimin rus më 24 shkurt 2022, po hyn tashmë në vitin e saj të pestë....

Sot mbushen 4 vite nga nisja e sulmeve ruse mbi Ukrainë, në atë që fillimisht u konsiderua si operacion special nga ana e Moskës. Lufta në Ukrainë ka shënuar konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke shkaktuar pasoja të rënda humanitare, humbje të mëdha në njerëz dhe një riformësim të arkitekturës së sigurisë në kontinent.
Sipas një raporti të fundit nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), numri i përgjithshëm i ushtarëve të vrarë, plagosur ose zhdukur nga të dyja palët mund të arrijë deri në 1.8 milionë. Raporti vlerëson se Rusia ka pësuar rreth 1.2 milion viktima, përfshirë deri në 325.000 të vrarë, shifra që konsiderohen si humbjet më të mëdha për një fuqi të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Sipas Institutit për Studimin e Luftës, Rusia aktualisht kontrollon rreth 19.4% të territorit të Ukrainës. Para pushtimit të plotë në vitin 2022, Rusia kontrollonte rreth 7% të territorit ukrainas, përfshirë Gadishullin e Krimesë dhe pjesë të rajoneve lindore.
