Botë

Pasiguri në tregje, tarifat me 10% të Trump hyjnë sot në fuqi pas vendimit të Gjykatës së Lartë

24.02.2026 11:11

Tarifat e reja globale prej 10% për importet, të vendosura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, kanë hyrë sot në fuqi...

Tarifat e reja globale prej 10% për importet, të vendosura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, kanë hyrë sot në fuqi, pas vendimit të Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara që bllokoi pjesën më të madhe të taksave të mëparshme gjithëpërfshirëse.
 
Urdhri ekzekutiv u firmos vetëm pak orë pas vendimit të gjykatës, duke aktivizuar menjëherë masën e re doganore. Trump ka paralajmëruar se tarifa mund të rritet deri në 15%, por deri tani nuk ka një vendim zyrtar për ndryshimin e normës.
 
Me shumicë votash 6-3, Gjykata e Lartë vendosi se presidenti kishte tejkaluar kompetencat kur përdori Aktin e Fuqive Ekonomike të Emergjencës për të vendosur tarifa globale vitin e kaluar.
 
Trump e cilësoi vendimin si “qesharak” dhe “antiamerikan”, ndërsa administrata e tij gjeti një bazë tjetër ligjore për të zbatuar tarifën, përmes Seksionit 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, që lejon vendosjen e përkohshme të tarifave pa miratimin e Kongresit.
 
Presidenti argumenton se tarifat synojnë uljen e deficitit tregtar, i cili ka arritur në rreth 1.2 trilionë dollarë, duke shënuar një tjetër rekord.
 
Ndërkohë, reagimet ndërkombëtare nuk kanë munguar. Mbretëria e Bashkuar paralajmëroi masa reciproke nëse preket marrëveshja me SHBA-në, ndërsa Bashkimi Evropian sinjalizoi pezullim të proceseve të ratifikimit të marrëveshjeve tregtare.
 
India shtyu bisedimet për finalizimin e një marrëveshjeje.
 
Ekspertët paralajmërojnë rritje të pasigurisë dhe rrezik për përshkallëzim të një lufte të re tregtare globale.