Rajon

Kosovë, partitë ende pa zgjidhje për president

24.02.2026 11:50

Edhe tetë ditë kanë mbetur deri në përfundim të afatit për zgjedhjen e presidentit....

Edhe tetë ditë kanë mbetur deri në përfundim të afatit për zgjedhjen e presidentit. Megjithatë, edhe pse afatet po rrjedhin asnjë nga partitë më të mëdha politike në vend nuk ka dalë me ndonjë kandidat për president ose njoftim se kë e mbështesin.

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në fazën e përcaktimit të mënyrës se si do ta bëjnë zgjedhjen përmes një marrëveshjeje politike apo konsensusit ndërpartiak, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se me LDK-në synohet të hapet një kapitull i ri i marrëdhënieve.
 
“Në vijim ose duhet ta gjejmë një emër të përveçëm që na garanton të jenë së paku 2/3 e deputetëve që qëndrojnë në sallë dhe votojnë duke përzgjedhur një emër të përveçëm në fletëvotim që e hedhin në kuti ose është tjetra që subjektet politike merren vesh me njëra-tjetrën për rrugën përpara.”, ka deklaruar Kurti.
 
Lideri i LVV-së ka thënë se nuk janë mbledhur nënshkrime nga VV-ja për asnjë kandidat, meqë, sipas tij, nuk ka kuptim të mblidhen nënshkrime kur maksimalisht i kanë 66 vota nëse votojnë të gjithë, edhe deputetët nga radhët e komuniteteve. Sipas Kushtetutës, presidenti i vendit duhet të zgjidhet një muaj para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Presidentja Vjosa Osmani, që ka shprehur interesimin edhe për një mandat në krye të shtetit, është zgjedhur më 4 prill të vitit 2021.