Maqedoni

Masa “arrest shtëpiak” ndaj Grubit, Prokuroria: U vendos për shkaqe sigurie

24.02.2026 14:10

Masa e arrestit shtëpiak për Artan Grubin është vendosur në përputhje me Ligjin për Procedurën Penale arsyetohen nga Prokuroria Publike...

Masa e arrestit shtëpiak për Artan Grubin në rastin “Lotaria Shtetërore” është vendosur në përputhje me Ligjin për Procedurën Penale dhe konsiderohet masë paraburgimi me mbikëqyrje 24-orëshe, arsyetohen nga Prokuroria Publike. Në komunikatën e këtij organi të drejtësisë shprehen se me rëndësi në këtë rast është që i dyshuari të jetë siguruar dhe të vazhdojë ndjekja penale për të nën dyshimin për kryerjen e një vepre penale - Përvetësim në detyrë sipas nenit 354 të Kodit Penal.
 
“Lidhur me reagimet e publikut në lidhje me masën e sigurisë të përcaktuar “arrest shtëpiak” për njërin nga të dyshuarit në rastin “Lotaria Shtetërore”, prokuroria thekson se, sipas Ligjit për Procedurën Penale, masa e arrestit shtëpiak, veçanërisht kur zbatohet me mbikëqyrje 24-orëshe, është gjithashtu masë paraburgimi, e cila nuk vihet në kushte burgu vetëm sepse ekzistojnë kushte specifike për të. Kushte të tilla në këtë rast të veçantë u përmbushën, sepse sipas vlerësimit të autoriteteve kompetente – Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, ka informacione serioze se siguria personale e këtij të dyshuari nuk mund të garantohet në njësinë e paraburgimit.”. 
 
Një hetim financiar u krye për të dhe shumica e provave të nevojshme janë siguruar, të cilat mbrojtja tashmë po i shqyrton, thuhet më tej në komunikatë, duke siguruar se Prokurorët Publikë kompetentë në këtë rast po veprojnë me përgjegjësi dhe në përputhje me kompetencat e tyre ligjore. Nga zyra e Prokurorit Publik shtojnë se janë në dijeni për interesin e publikut në këtë rast, por bën thirrje për përmbajtje në komentet në lidhje me vendimet e Prokurorisë Publike të miratuara në mënyrë legjitime, në mënyrë që të mundësohet një procedurë efikase dhe e drejtë. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU