Maqedoni
Universitetet përballë ndryshimit
24.02.2026 15:09
Propozim-ligji për arsim të lartë nuk ka për qëllim rritjen e cilësisë në arsimin sipëror dhe nuk ofron frymë reformuese...

Propozim-ligji për arsim të lartë nuk ka për qëllim rritjen e cilësisë në arsimin sipëror dhe nuk ofron frymë reformuese, vlerëson dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin “Nënë Tereza”. Sipas tij, insistimi i ligjit është të rritet publikimi i punimeve shkencore në revistat më prestigjioze të botës.
“Unë mendoj se ky ligj nuk ofron një frymë kaq reformuese. Insistimi i ligjit është që të rritet publikimi i punimeve shkencore në ato revistat më prestigjioze të botës. Prandaj, insistimi i ligjit është të rritet dukshmëria ose të shpjegojmë me një gjuhë të thjeshtë, ne tash si arsim i lartë për 20 sekonda 100 metra, ndërsa shteti ka ardhur tek akademikët dhe na ka treguar, dëgjoni, duhet t’i ashpërsojmë këto kritere.”, - theksoi dekani i Fakultetit Juridik në UNT, Aleksandar Petkovski.
Ministrja ka sqaruar se publikimi në revistat më të njohura shkencore është i vështirë dhe shpesh kushton, por nëse një studiues arrin të botojë atje, ministria mund të rimbursojë shpenzimet, thotë Petkovski.
“Situatë tjetër që vështirësohet është se në ato revista më të përfolura shkencore.. atëherë nuk është e lehtë të publikosh ti dhe kushton para. Ministrja na ka treguar se nëse publikoni atje, ne do t’ju kompensojmë, p.sh. nëse është 2 mijë euro që të publikoni në një revistë shkencore, Ministria do t’ua kthejë paratë, ndoshta pas një periudhe.”, - u shpreh dekani i Fakultetit Juridik në UNT, Aleksandar Petkovski.
Sipas kompetentëve të kësaj fushe, pritet që të ketë reagime tjera në ditët në vijim, sepse ligji po sjell dilema të shumta, të cilët nuk kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes faktike, por dëmtimin e bërthamës së funksionimit të arsimit të lartë shqip.
VLORA LATIFI TOPOJANI
