Në mbështetje të Ukrainës, Sali nis vizitën zyrtare në Kiev

24.02.2026 16:37

Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë...

Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë dhe njëherësh ministër për Çështje Evropiane,  Bekim Sali, po qëndron për vizitë zyrtare pune në Kiev të Ukrainës.

“Sot fillova vizitën time zyrtare në Kiev, Ukrainë, për të riafirmuar mbështetjen tonë për sovranitetin, integritetin territorial dhe të drejtën e Ukrainës për të jetuar në liri.”, njofton Sali.

Paraprakisht, nga Ministria njoftuan se  në kuadër të vizitës, ministri Sali do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për mbrojtësit e rënë të Ukrainës, si dhe do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të institucioneve ukrainase përgjegjëse për integrimin evropian dhe euroatlantik.

Ndryshe sot shënohet 4-vjetori i nisjes së luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.