Botë

Gana, 96 të vdekur nga shpërthimi i një karburanti

04.06.2015 17:30

Së paku 96 persona kanë vdekur nga një shpërthim në një pikë karburanti në kryeqytetin e Ganës, Akra...

Raportet thonë se shumica e viktimave kanë kërkuar strehim në stacionin e gazit nga shiu i furishëm.

Billy Anaglate, zëdhënës i zjarrfikësve, ka thënë se shpërthimi është shkaktuar nga një zjarr në terminalin pranë të kamionëve.

Numri i viktimave mund të rritet, pasi disa njerëz janë ende të zhdukur.