Maqedoni
Parashikimi i motit
25.02.2026 08:45
Me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare...

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior (lokalisht deri në 50 km/orë).
Temperaturat minimale do të lëvizin nga –2 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë ndërmjet 9 dhe 16 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesë të luginës herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior.
