Maqedoni

Qarkullimi aktualisht, në rrugë të thata

25.02.2026 09:22

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata, njoftojnë nga LAMM.
 
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.