Maqedoni

Në Josifovë të Valandovës konfiskohet edhe një ton marihuanë

25.02.2026 10:22

Bëhet fjalë për kompaninë Green Life, njëra nga gjashtë kompanitë të cilave Qeveria ua ka hequr licencën e punës....

Edhe një ton marihuanë është konfiskuar nga një kompani për kultivimin e kanabisit mjekësor në Josifovë të Valandovës. Bëhet fjalë për kompaninë Green Life, njëra nga gjashtë kompanitë të cilave Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ua ka hequr licencën e punës.
 
Me urdhër të një prokurori publik nga Prokuroria e Gjevgjelisë, zyrtarë policorë nga SPB-Strumicë dhe DPB-Valandovë kanë kryer kontroll në hapësirat e një subjekti juridik për prodhimin e marihuanës në fshatin Josifovo, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
 
Konfiskimi është vazhdim i aksionit policor të nisur në periudhën e kaluar, në të cilin deri më tani janë sekuestruar 40 tonë marihuanë.