Botë
Fjalimi i Trampit, reagon Irani: Ai tha gënjeshtra të mëdha kundër Teheranit
25.02.2026 11:02
Irani ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të presidentit amerikan Donald Tramp...

Irani ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të presidentit amerikan Donald Tramp për gjendjen e kombit, duke akuzuar administratën e tij për përdorim të propagandës naziste dhe “gënjeshtrave të mëdha” kundër Teheranit.
Ai akuzoi gjithashtu Izraelin, të cilin e cilësoi si “regjim gjenocidal”, se po bashkëpunon në një fushatë dezinformimi kundër Iranit. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abas Aragçi, deklaroi se Irani “në asnjë rrethanë nuk do të zhvillojë kurrë një armë bërthamore”.
Ndërkohë, organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për përdorimin e dhunës nga autoritetet iraniane ndaj protestuesve, duke raportuar për mijëra të vrarë dhe të arrestuar gjatë demonstratave kundër shtypjes dhe krizës ekonomike. Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të larta, ndërsa deklaratat e fundit tregojnë për një përplasje të fortë retorike mes dy vendeve.
