Botë
Brazili përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm, evakuime masive të banorëve
25.02.2026 11:23
Brazili Juglindor është përfshirë nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje toke....

Brazili Juglindor është përfshirë nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje toke. Të paktën 30 persona janë raportuar të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe afërsisht 500 persona janë evakuuar nga zonat më të rrezikuara. Presidenti Luiz Ignasio Lula da Silva deklaroi në mediat sociale: “Forcat e sigurisë po punojnë për të shpëtuar dhe për të ofruar ndihmë të menjëhershme për ata që janë prekur nga shirat.”. Autoritetet lokale po monitorojnë vazhdimisht zonat me rrezik të lartë dhe po koordinojnë përpjekjet e ndihmës. Prioriteti mbetet siguria dhe ndihma e menjëhershme për ata që janë izoluar ose të zhvendosur nga përmbytjet.
“Punojmë në gjetjen e viktimave dhe do të vazhdojmë të punojmë ditë e natë. Operacioni është i saktë, por volumi i incidentit është i konsiderueshëm.”, - tha një zjarrfikës.
“E gjithë kjo është reflektim i një ndikimi të pakontrolluar të shkatërrimit të mjedisit jetësor, të paktën sipas mendimit tim. Së pari vjen zemërimi ndaj këtij sistemi, e më pas vjen shpresa te njerëzit. Mjafton të shikoni sa njerëz janë angazhuar këtu për të ndihmuar.”, - u shpreh një qytetar.
Sipas Institutit Meteorologjik Brazilian, reshjet e shiut do të vazhdojnë në ditët në vijim, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të mëtejshme të dheut dhe përmbytjeve. Situata mbetet kritike në qytetet më të prekura, me dëme në shtëpi dhe infrastrukturë dhe mijëra njerëz të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
BELINDA KOKA ADEMI
