Kulturë
“Kërçova – qytet i kulturës 2026”, me program të ngjeshur multietnik
25.02.2026 13:39
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, sot qëndroi në Kërçovë ku prezantoi programin e aktiviteteve kulturore...

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, sot qëndroi në Kërçovë ku prezantoi programin e aktiviteteve kulturore, që do të zhvillohen në kuadër të manifestimit “Kërçova - qytet i kulturës 2026”. Kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, potencoi se projektet kulturore do të promovojnë vlerat etnokulturore të bashkësive etnike që jetojnë në këto hapësira.
Aktivitetet e manifestimit “Kërçova – qytet i kulturës 2026” do të fillojnë në muajin mars dhe do të vazhdojnë deri në muajin dhjetor. Nga 180 aplikimet konkurruese janë përzgjedhur projektet që do të përmbushin kriteret e prezantimit dinjitoz të programit, i cili do të ngërthejë aspektet etnokulture të bashkësive etnike që jetojnë në këto hapësira, ndërsa konstrukti financiar i realizimit të këtij programi është 4 milionë denarë, tha ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.
“Sot ne shënojmë fillimin e misionit kulturor në Kërçovë si qytet i kulturës për vitin 2026. Ky mision është mirënjohje e pjekurisë kulturore, energjisë krijuese që ky qytet e kultivon ndër shekuj. Kërçova është qytet ku gërshetohen shumë tradita kulturore që pasqyrojnë vlera të përbashkëta të pasurisë etnokulturore.”, - potencoi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.
Pasi falënderoi ministrin Lutkov për mbështetjen që i jep Komunës së Kërçovës, kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, nënvizoi se Kërçova është një pasuri e përbashkët, e cila prezanton gërshetimin e kulturave të ndryshme dhe kultivon vlerat etnokulturore të kësaj ane.
“Kjo mirënjohje është një titull nderi, por edhe përgjegjësi. Kjo mirënjohje për trashëgiminë tonë është në funksion të promovimit të trashëgimisë kulturore dhe traditës, e cila është kultivuar ndër shekuj dhe është përcjellë nga gjenerata në gjeneratë, si dëshmi e energjisë kreative bashkëkohore, e cila sot pulson në secilin cep të Kërçovës tonë.”, - theksoi kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski.
SHABAN DALIPI
